Në këtë vizitë miqësore, grupi përfaqësues i Institutit pati mundësinë të njihej me mjediset dhe proceset e punës që zhvillohen në DPA.
Miqtë nga Kosova vizituan Sallën e Studimit ku u informuan mbi mënyrën e qasjes së studiuesve në dokumentacionin arkivor si dhe hulumtimin online. Më pas vizituan dhe sektorin e Digjitalizimit, duke parë nga afër procesin e digjitalizimit dhe indeksimit të dokumenteve.
Kohë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli disa kënde arkivore në disa komuna të Kosovës si, Prishtinë, Podujevë, Ferizaji, Istog, Vushtrri, Prizren, Rahovec e Suharekë, për të siguruar qasje të barabartë në dokumente. DPA në këtë mënyrë u mundëson studiuesve të njëjtat lehtësi hulumtimi në dokumentacionin arkivor