Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Martë, 29 Tetor 2024

Shqipëria Moti-E Martë, 29 Tetor 2024

Moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit KU më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare NDERSA vranësirat më të theksuara paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes Lindore. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në një pjesë të mirë të territorit; megjithatë mundësia për reshje është zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mengjes POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 27°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments