Njerëzimi po paguan një çmim të rëndë për mosveprimin e tij përballë ngrohjes globale, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
”Koha po mbaron për të korrigjuar situatën dhe për të shmangur një katastrofë”, theksoi ai.
“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis rritjes së emetimeve dhe katastrofave gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive klimaterike”, tha Guterres në prezantimin e raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) mbi hendekun në emetimet e gazeve serrë në krahasim me angazhimet e vendeve.