Krasniqi në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë, theksoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme për hapjen e urës së Ibrit, mirëpo po presin që edhe aleatët ndërkombëtarë që të jenë gati.
Sipas ministrit Krasniqi, s’ka asnjë arsye që ura të vazhdojë të jetë e mbyllur, pasi situata është e qetë në veri dhe hapja e urës së Ibrit nuk do të ndikonte në ngritjen e tensioneve. Ministri i MAPL-së u pyet edhe për kërkesën e SHBA-së për dërgimin në Kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo tha se s’ka një përgjigje të re, për siç tha pyetje që janë të vjetra.
Krahas këtyre, ministri Krasniqi, duke folur për përplasjen e javës së kaluar në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se nëse konsiderohet se edhe Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani janë anëtarë të Asociacionit, atëherë Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i takojë një ulëse në bordin e këtij mekanizmi