Sipas këtij vendimi, regjistri për kthimin e garancive shtetërore, si bazë të dhënash, funksionon, administrohet dhe ndërvepron me bazat e tjera të të dhënave, në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.

Të dhënat që përmban regjistri për kthimin e garancive shtetërore ndahen në të dhëna parësore dhe dytësore.

Në të dhënat parësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen përfshihen kodi i identifikimit; produkti; përshkrim i veprimit; data e pagesës; shuma e disbursuar; statusi i këstit të principalit; data e shlyerjes së pagesës; principali; përqindja e mbulimit të principalit; interesi dhe masa e mbulimit të interesit nga garancia; stoku; dokumentacioni në formë PDF-je; të dhëna lidhur me pasuritë e lëna si kolateral apo të sekuestruar, si dhe kthimet e garancisë nga huamarrësit.

Në të dhëna dytësore për menaxhimin e garancive shtetërore përfshihen të dhënat për subjektin/personin fizik ose juridik; NIPT-i; të dhënat për gjeneralitetet e individit (për personat fizikë, dorëzanësit apo administratorët e subjektit); numrin personal i identifikimit (ID) të subjektit apo të personit fizik; të dhënat e regjistrit tregtar për datën e regjistrimit të subjektit, emrin e subjektit/shoqërisë tregtare, numrin unik të identifikimit të subjektit, llojin e shoqërisë tregtare (formën e organizimit të saj); të dhënat e identifikimit të themeluesve; të dhënat për selinë/vendndodhjen e biznesit apo për administratorit; të dhënat lidhur me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme; të dhënat mbi statusin e kredisë në bankat e nivelit të dytë, si dhe të dhënat për statusin e pagesës së sigurimeve shoqërore.

Administrator teknik i regjistrit është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërkohë pronar me të drejta dhe përgjegjësi të plota për të dhënat që ruhen, administrohen dhe përpunohen në regjistër është Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.