Saturday, November 23, 2024
HomeLAJMENënçmimi i euros, Sejko: Ndikon turizmi, nuk ka spekulim

Nënçmimi i euros, Sejko: Ndikon turizmi, nuk ka spekulim

Banka e Shqipërisë vëren se, kursi i këmbimit valutor në vendin tonë po shfaq forcim të pozitave të lekut ndaj monedhave të huaja, që është i lidhur drejtpërdrejt me faktorë sezonalë. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh të mërkurën se, nënçmimi i valutave në raport me lekun po ndikohet në këtë periudhë nga turizmi dhe shifrat në rritje të hyrjeve të vizitorëve në Shqipërisë. Sipas tij, nënçmimi i euros shënon shifra jashtëzakonisht të larta krahasuar me vitin e kaluar, krahasuar me një vit të mbyllur në periudhën e kufizimeve nga pandemia. Por, natyrisht, kursi i këmbimit gjatë periudhës së verës ka qenë i mbiçmuar, pra leku ka qenë i fortë. Kjo përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në treg. Prandaj dhe kursi i këmbimit mbetet i fortë. Faktori kryesor është turizmi, por edhe bilanci tregtar, ndërsa deficiti tregtar ka ardhur në ngushtim me 15% . Eksportet janë rritur, si ato të mallrave ashtu edhe të shërbimeve. Kemi një rritje me 60% të eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Dhe ky është një burim tjetër i hyrjeve të eurove në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, këto flukse hyrëse të valutës së huaj, kryesisht në euro, kanë mbajtur kursin e këmbimit të mbiçmuar, në favor të lekut. “Ajo që ne vëmë re është që sjellja e kursit të këmbimit është normale. Pra nuk kemi një sjellje spekulative që të imponojë ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të rregulluar parametrat e kursit të këmbimit. Spread-et janë normalë. Bankat tregtare dhe agjentët ekonomikë në treg po këmbejnë dhe tregtojnë normalisht në kushte të qeta. Ky është kursi real që imponon tregu”, deklaroi Sejko. Guvernatori tha se, ne kemi një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe kemi të përcaktuar saktësisht me ligj dhe me rregullore se kur ndërhyn banka qendrore. Nuk jemi fare në këto kushte. Kjo tregon që ka aktivitet ekonomik. Këmbehet valutë me monedhën kombëtare. Dhe njëkohësisht është një faktor pozitiv nga këndvështrimi i presioneve inflacioniste. Pra ndikon pozitivisht në drejtim të normës së inflacionit. “Një kurs i fortë këmbimi tregon që ekonomia shqiptare reagon pozitivisht ndaj inflacionit. Gjithsesi, besoj se periudha e verës do të vazhdojë me një kurs të mbiçmuar, pastaj pas kalimit të sezonit mund të kemi një ripozicionim. Por, askush nuk e parashikon dot saktë ecurinë e kursit të këmbimit. Kjo është jo pak, por e sigurt”, deklaroi Sejko

https://ata.gov.al/2022/07/07/nencmimi-i-euros-sejko-ndikon-turizmi-nuk-ka-spekulim/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments