Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIGonzato: 20,000 qytetarë do të përfitojnë një infrastrukturë më të mirë dhe...

Gonzato: 20,000 qytetarë do të përfitojnë një infrastrukturë më të mirë dhe ujë më të sigurt

Falë investimit prej 16 milionë euro nga BE-ja, KfW dhe SECO, 20 000 qytetarë do të përfitojnë një infrastrukturë më të mirë dhe ujë më të sigurt.

Në këtë investim përfshihet ndërrimi i tubave kryesorë të ujit në Shëngjin, puse dhe rezervuarë të rinj, plus rehabilitim i atyre ekzistues. Përmes tij synohet përmirësimi i trajtimit të ujërave të zeza për të përmbushur standardet e BE-së.

Gjithashtu përfshihet një ridizajnim i plotë i sistemit të ujërave të shiut për të parandaluar përmbytjet.

Kjo është pjesë e një programi më të madh prej 125.6 milionë eurosh në 6 rajone në Shqipëri, nga të cilat përfitojnë pothuajse gjysmë milioni njerëz, duke siguruar ujë më të pastër dhe një infrastrukturë më të qëndrueshme.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem të sigurt të menaxhimit të ujit dhe ta transformojmë Shqipërinë në një shoqëri të gjelbër dhe qarkulluese. BE-ja është e përkushtuar të përmirësojë cilësinë e jetës së shqiptarëve dhe t’u sigurojë atyre kushte më të mira jetese mjedisore, më pranë standardeve evropiane”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ