Në Qendrën e Transferimit të Teknologjive në Vlorë, është hapur ekspozita me prodhime autoktone të stinës, fruta, agrume, vaj ulliri dhe verë që prodhohen në bazën eksperimentale nga specialistët e QTTB

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (ish-Instituti i Pemtarisë dhe Ullirit), në qytetin e Vlorës, është shndërruar tashmë në një institucion shkencor bashkëkohor.

Pas investimeve të reja në këtë qendër, që ndodhet 15 km në veri të qytetit, kompleksi i Qendrës së Transferimit të Teknologjive, ka marrë tashmë profilin e duhur në funksion të stimulimit të standardeve bashkëkohore në fushën e bujqësisë.