Një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe asaj të Bullgarisë është arritur në Prishtinë për bashkëprodhim në kinematografi. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe homologut të tij bullgar, Nayden Todorov është thënë se ky bashkëpunim do të krijon mundësi të reja për produksionet filmike dhe artistët e filmit nga të dyja vendet.
Panairi bujqësor dhe energjia e ripërtërishme, investim transformues për Kosovën Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Ndërsa, homologu i tij bullgar, Nayden Todorov është shprehur se përveç mbështetjes në kinematografi, Bullgaria ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Përveç të tjerash, Çeku ka theksuar se MKRS-ja është në komunikim edhe me shtete të tjera për bashkëpunim.