Në qytetin e Bolonjës dhe rrethinat e tij kanë rënë 160 milimetra shi, 122, sipas stacionit të monitorimit i vendosur në skaj të qytetit.
Si pasojë e rreshjeve mbi 300 ndërhyrje u kryen nga zjarrfikësit në orët e fundit në Emilia-Romagna për të përballuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
Situata është më kritike në provincën e Bolonjës, ku po zhvillohen ndërhyrje për popullatën për shkak të përmbytjes së përrenjve Ravone, Savena dhe Zena dhe lumit Idice.
Në fshatin Pianoro zjarrfikësit po vijojnë me operacionet e rikuperimit të trupit të pajetë të personit të zhdukur që nga mbrëmja e djeshme, pasi makina me të cilën ai udhëtonte është tërhequr zvarrë nga vërshimi i përroit Zena.
Në zonën e Forlì, puna e zjarrfikësve vazhdon në zonat e Cesenatico dhe Gatteo për të ofruar shërbime ndihme për shkak të përmbytjeve dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve të kërcënuar nga uji.
Në fshatin e Castel Maggiores kanë ndërhyrë forcat ushtarake për të ndihmuar qytetarët.
Numri i rrëshqitjeve të dheut dhe rrugëve të bllokuara në zonat Apenine dhe kodrinore është shumë kompleks. Shumë rrugë provinciale u mbyllën, por edhe rrugë të rëndësishme shtetërore, si Via Emilia (ss 9), të mbyllura në Anzola Emilia dhe Porrettana (ss 64) të ndërprera nga një rrëshqitje dheu në Marzabotto.
Që në orët e para të mëngjesit ka pushuar reshjet pothuajse në të gjithë zonën dhe tashmë vëmendja kryesore i është kushtuar rehabilitimit të rrugëve.
Dyshohet për përmbytje të mëtejshme dhe të gjitha ekipet e shpëtimit janë mobilizuar.