Përmes një fondi prej 1.5 miliardë lekësh në formën e një granti prej 50% fermerët mbështeten për investimet kryesore në veçanti në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës detare dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve.

“Skema Kombëtare e Investimeve mbështet investimet për serrat e reja diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, stalla të reja, mekanizimin e bujqësisë dhe rrjeta e kosha për akuakulturë”, deklaroi ai.

Aplikimet për mbështetje përmes kësaj skeme janë të hapura deri më 8 nëntor.