Ura e Kasabashit, monument kulture me rëndësi historike e qytetit të Çorovodës, konsiderohet po ashtu një atraksion turistik në zonë.
E ngritur mbi një degë të lumit Osum, dikur në të kalonte rruga e karvaneve Berat – Skrapar – Korçë.
Ura e Kasabashit gjendet në afërsi të qytetit të Çorovodës dhe futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese.
Qemeri qëndror i cili ka një vëllim më të madh paraqitet me një konstruksion me majë të mprehtë me hapësirë drite 12 metra, ndërsa dy qemerët anësorë janë më të vegjël në vëllim dhe kanë formë gjysmë rrethore.
Monumentet e kulturës në vendin tonë po promovohen dhe po mirëmbahen nga specialistët përkatës, pasi këto vende po shndërrohen në atraksione turistike mjaft të pëlqyera nga turistët vendas dhe të huaj.