Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë, 19 Tetor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë, 19 Tetor 2024

Republika e Kosovës; do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në skajin Verior dhe verilindor të Kosovës; Ndërkohë pjesa tjetër do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash POR pa reshje. Përsa i përket, Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 21°C.  Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 55 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.

Territori i MV,  MBETET nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëvë të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të vendit. Po ashtu; orët e pasdites dhe mbrëmjes do të mbeten në të gjithë republikën e MV nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të përkohëshëm.  Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.   Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.

Do të MBETET me vranësira dhe rrebeshe shiu gadishulli i Ballkanit si edhe pjesërisht Europa Qëndrore. PO ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë ishujt Britanikë si edhe rajonin e Balltikut NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike PARAQITEN gadishulli Iberik, gadishulli Skandinav si edhe pjesa më e madhe e Europës Lindore  KU moti i kthjellët do të jetë prezent përgjatë gjithë 24-orëshit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments