Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua me një vendim të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas mediave franceze, gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Pallatin Presidencial Elysee, Macron iu referua rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në nëntor të vitit 1947 në lidhje me ndarjen e Palestinës në një shtet hebre dhe në një shtet arab.

Macron, i cili ka bërë thirrje për të ndaluar eksportin e armëve në Izrael për përdorimin e tyre në Gaza dhe Liban, paralajmëroi se nuk është koha për të injoruar vendimet e OKB-së.

Pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe thirrjeve për armëpushim, Izraeli vazhdon ofensivën si në Gaza ashtu edhe në Liban.

Franca gjithashtu ka dënuar zjarrin izraelit kundër paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor.