ë kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Arkitekturës në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), u çel ekspozita dhe forumi me tematikë: “Rikonceptimi i Qëndrueshmërisë Urbane: Integrimi i Qëndrueshmërisë, Teknologjisë dhe Përfshirjes Sociale në Tiranë”, sjellë nga FABER.

FABER është një forum ndërkombëtar arkitekture, i cili ka kontribuar në një mori aktivitetesh duke bërë bashkë akademinë, arkitektët e famshëm ndërkombëtarë dhe komunitetin.

Në COD ishin të pranishëm dy arkitektët e mirënjohur Maria Vassilakou dhe Paolo Vimercati nga studio Grimshaw të cilët sollën eksperiencat e tyre.

COD njoftoi përmes rrjeteve sociale se, aktiviteti mund të ndiqet nga sot deri më datë 17 tetor, ku mund të shihen nga afër punimet e studentëve pjesëmarrës në këtë forum, mbi Tiranën si qyteti thjesht modern, por edhe të bukur, në harmoni me natyrën.