Polonia synon t’i japë fund imigracionit të paligjshëm dhe të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil si pjesë e një strategjie të re të migracionit, deklaroi kryeministri Donald Tusk.

“Do të kërkoj që ky vendim të njihet në Evropë”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.

Tusk, duke folur në një kongres partiak të Koalicionit të tij Qytetar në pushtet, tha se ”Polonia duhet të rimarrë kontrollin 100% se kush hyn në vend” … i cili ndan një kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë, jo-anëtare të BE-së.

Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin dhe liderin bjellorus Alexander Lukashenko për shtyrjen e emigrantëve drejt kufirit për të destabilizuar BE-në 27-anëtare.

Tusk, ish-president i Këshillit Evropian, tha se kjo ishte “në kundërshtim me thelbin e të drejtës për azil”.

Ai premtoi të reduktojë imigracionin e paligjshëm në Poloni në kufirin më të ulët të mundshëm dhe planifikon të paraqesë strategjinë e re të migracionit në Këshillin e Ministrave.

Lidhur me paktin e ri të BE-së për azilin dhe migracionin, Tusk kërcënoi të mos respektojë ose zbatojë asnjë ide që, sipas mendimit të tij, mund të rrezikojë sigurinë e Polonisë