Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  E Martë, 15 Tetor 2024

Rajoni,Europa  E Martë, 15 Tetor 2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht zonat Juglindore; Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të shtojnë më tej vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 20°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht VERIPERENDIMOR.

Gjatë ditës së martë; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave relativisht të larta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite KU priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV POR më të theksuara në  zonat përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 23°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi  VERIOR.

Vendet e Europës Lindore do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Alpet Euripiane si edhe zonat përreth tyre do të MBETEN nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin rrebeshe shiu NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments