Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Diel, 13 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Diel, 13 Tetor 2024

Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cila më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore dhe Perëndimore të vendit. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. POR në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit, por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje. Mbrëmja sjellë largim gradual të vranësirave nga Kosova. Temperaturat e ajrit do të ULEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 19°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.

Republika  e Maqedonisë së Veriut do të vijojë që në orët e parë të mëngjesit dhe mesditës të mbizotërohet nga intrevalet e gjata me diell, të cilat më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore të territorit. POR sërisht pjesa e dytë e ditës pritet të shfaq vranësirat në të gjithë vendin, KU më të theksuara ato do të jenë në orët e pasdites në zonat Qëndore dhe Lindore të Maqedonisë së Veriut . Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do tëulen lehtë si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi VERIPERENDIMOR.

Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në një pjesë të madhe të kontinentit Europian, duke sjellë në Ishujt Britanikë dhe Qëndrën e kontinentit vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë Gadishulli Iberik si edhe Europa Lindore. NDERSA në gadishullin E Ballkanit kemi përmirësim të motit duke sjellë intevral etë gjata me kthjellime; Gjithashtu; brigjet e Egjeut dhe detit të Zi do të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments