Banorët e Dimalit do të shpëtojnë nga përmbytjet e tokave sa herë që lumi Osum dilte nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura.
Ndërtimi i argjinaturës mbrojtëse në të dy krahët e lumit Osum, investim i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u vjen në ndihmë banorëve të Dimalit në Berat, duke evituar përmbytjet.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga argjinatura e re e cila garanton një barrierë mbrojtëse edhe për tokat bujqësore.
Rama tha se ky investim eviton përmbytjet në qindra hektarë tokë bujqësore të fshatrave përreth, përmes të cilave banorët e këtyre zonave mbajnë në këmbë ekonominë e tyre familjare”.
Argjinatura në të dyja krahët e lumit Osum konsiderohet si investim me rëndësi për banorët e kësaj zone bujqësore, të cilët prekeshin nga përmbytjet e përvitshme të tokave dhe dëmtimit të prodhimeve bujqësore