Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit së bashku me strukturat e bashkisë se Himarës kanë nisur ndërhyrje ndaj veprimeve të paligjshme dhe abuzuese në mjedis në zonën turistike të Dhërmiut.
Sipas IKMT-së, operacioni është në fazën e parë dhe po hiqen rrethimet, barrierrat, struktura të ndryshme, apo pika grumbullimi mbetjesh.
Të gjitha këto, përveçse cenojnë banorët e zonës, cenojnë rëndë edhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, imazhin e zonës, si dhe të ardhurat e bizneseve familjare e më tej.
Deri tani IKMT ka ndërhyrë në 80 pika të tilla problematike.
Sipas planit të IKMT-së, aksioni do të vijojë edhe në zona të tjera turistike.