Sateliti i ri i Agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) që do të ekzaminojë Hënën, filloi rrugëtimin katër mujor drejt Hënës. Sipas NASA-s, anija kozmike ”Capstone” me madhësinë e një mikrovale, që e mbart platforma satelitore ”Rocket Lab Photon”, ka tejkaluar orbitën e ulët të Tokës. ”Capstone”, rreth 25 kilogramë, distancën e mbetur kur filloi rrugëtimin për në Hënë do ta mbulojë me shtytjen e vetë të satelitit dhe tërheqjen gravitacionale të Diellit. Sateliti i kategorisë “CubeSat”, të dhënat e mbledhura do t’ia dërgojë NASA-s ndërsa pritet të sigurojë informacionin e nevojshëm paraprak që njerëzimi të zbarkojë sërish në Hënë. CAPSTONE planifikohet që përafërsisht të zbresë më 13 nëntor në Hënë dhe për të mbledhur të dhëna do të mbetet të paktën gjashtë muaj në orbitën e Hënës. Raketa ishte lëshuar më 28 qershor nga gadishulli Mahia të Zelandës së Re.
https://ata.gov.al/2022/07/05/sateliti-i-ri-i-nasa-s-niset-drejt-henes/