4 828 të rinj u regjistruan në klasë të dhjetë, për të ndjekur arsimimin profesional, përmes aplikimit në portalin e-Albania, gjatë periudhës 8 korrik – 30 shtator.
Arsimi profesional ka avantazhe të shkëlqyera me reduktim e rimbursim tarifash, pajisjen me aftësi sipas tregut të punës, pa hequr të drejtën në vijimin e studimeve universitare.
Numri i nxënësve të regjistruar këtë vit rezulton 10 % më i lartë se një vit më parë. Ndër këta rezultojnë të jenë regjistruar 814 vajza, ose 5 % më shumë se një vit më parë.
Drejtimet që kanë më shumë kërkesë janë shërbimet e mjeteve të transportit me rreth 1 100 nxënës të regjistruar në klasë të 10-të, ose 23 % e totalit.
Nga ana tjetër, në hoteleri-turizëm janë regjistruar rreth 960 nxënës, në teknologji informacioni janë regjistruar 740 nxënës, në elektronikë janë regjistruar 4 705 nxënës, në ekonomi-biznes janë regjistruar 440 nxënës, në drejtimin teknologji ushqimore janë regjistruar 110 nxënës dhe në drejtimin bujqësi janë regjistruar 100 nxënës.