“Falë reformave dhe iniciativave të Bankës së Shqipërisë, sot rreth 78% e popullsisë të moshës madhore zotëron një llogari bankare”, tha Bregu.

“Digjitalizimi i pagesave ka një ndikim shumë të madh në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e tregut. Është e vërtetë që ka një nivel të lartë të parasë cash, por është bërë shumë për të rritur pagesat elektronike, digjitalizimin dhe edukimin financiar të popullatës”, theksoi ajo.

“BSH ka rol kryesor në aspektin rregullator, të nxitësit dhe mbikqyrësit sa i takon pagesave qofshin këto në para fizike apo elektronike. Përmes strategjisë së pagesave me vlerë të vogël dhe edukimit financiar, është synuar që të futen në pjesën e kanaleve formale sa më shumë qytetarë që të kenë qasje në llogari dhe shërbime financiar.

Në 2017 kemi patur 4 në 10 vetë që kishin një llogari bankare, shifrër kjo ndër më të ultat në rajon sot jemi në nivelin 78% e popullatës adulte që disponon një llogari bankare.

Studimet tregojnë që 1.6% e PBB është kosto e menaxhimit  të cash, ndaj synohet përdorimi i parasë lektronike”, theksoi Bregu.

Bregu u ndal edhe në nismën e fundit të BSH-së, për hapjen e llogarisë bankare pa kosto për disa kategori (pesionistët, shtresat në nevojë etj).

“Çdo pensionistët apo individ i shtresës në nevojë, mund t’i drejtohet bankave dhe të kërkojë hapjen e një llogarie bazike pa kosto ose mund ta konvertojnë llogarinë banakre që ka, në llogari bazike pa kosto.

Qëllimi ynë është që individë dhe bizneset të transaktojnë në kohë të shpejtë dhe me kosto të ulët. Nga 0 deri 20 mijë lekë, nëse e paguan elektronikisht nuk paguan taksë. Mbi këto vlera kosto është 50% më lirë se në sportele”, tha ajo.

Ajo apeloi të përdoren kanalet digjitale se kushtojnë më pak në lek dhe në kohë.

Sipas saj, një projekt madhor me përfitime të mëdha do të jetë edhe anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro – SEPA.