Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi sot publikun t’i bashkohet aktiviteteve të shumta të Javës Kulturore Japoneze.
Java Kulturore Japoneze, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, zhvillohet data 9 deri në 15 tetor për një festë të jashtëzakonshme të kulturës japoneze që do të sjellë publikun më afër traditave, artit dhe filozofisë.
“Kjo është një mundësi unike për të eksploruar dhe për të përjetuar artin dhe kulturën e Japonisë përmes një sërë eventesh emocionuese dhe edukative”,shkruan Gonxhja në rrjetetsociale.
Festivali i Filmit, workshop mbi kuzhinën dhe teknikat e origamit, ceremonia e çajit, dhe turneu i karatës dhe judos janë disa nga aktivitetet ndërsa Java Kulturore Japoneze ofron diçka për të gjithë që kërkojnë një përvojë autentike dhe të pasur.