E premtja do të rikthejë reshjet e dendura të shiut në masë të konsiderueshme, të cilat do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Ky është paralajmërimi i meteorologut Akil Osmani, i cili për “MCN informacion” njofton se qarqet me sasi më të konsiderueshme të shiut, do të jenë Shkodra dhe Lezha.