90 efektivë nga Batalioni i Dytë i Këmbësorisë (B2K) po marrin pjesë në stërvitjen KFOR “Fire Phobia” në Hohenfels, Gjermani.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, efektivët shqiptarë dëshmuan gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre përballë sfidave.

Kjo stërvitje është një mundësi e rëndësishme për përforcimin e aftësive profesionale si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar, duke garantuar përgatitjen ndaj misioneve të ardhshme, theksoi më tej Ministria e Mbrojtjes.