Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është përuruar sot Klinika e re e Ortopedisë, për të cilën u tha se është me kushte moderne dhe ndikon në uljen e listës së pritjes për pacientët.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo klinikë bashkëkohore ka gjithsej 22 dhoma e 44 shtretër dhe tani e tutje qytetarët do të kenë mundësi të marrin shërbimet më moderne mjekësore.
Sipas ministrit ky investim dhe të tjerat investime që po bëhen në spitalet rajonale do të ndikojnë në zvogëlimin e listë së pritjes për pacientët.
Ministri Vitia tha se kostoja për ndërtimin e kësaj klinike është 2.8 milionë euro. Ndërsa, drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavid Gashi u shpreh se nga java e ardhshme do të bëhet e zhvendosja e pacientëve nga hapësirat e vjetra në ato të reja.
Ministri, Vitia theksoi se investimet në këtë klinikë do të ndikojnë të ketë ulje në listën e pritjes, për çka u zotua se shumë shpejtë do të nisë ofrimi i shërbimeve ortopedike edhe në spitalet rajonale.