Të dhënat e kontaktit të të gjithë forcës së policisë holandeze janë vjedhur në një sulm kibernetik, thanë zyrtarët.
”Hetimet e kryera nga shërbimet sekrete dhe të sigurisë e konsiderojnë shumë të mundshme që një shtet i huaj të ishte pas hakerimit që mori të dhënat e të gjithë 65 000 punonjësve të policisë holandeze”, tha në parlament ministri i Drejtësisë, David van Weel.
Hakerët fituan akses në detajet e kontaktit të të gjithë stafit të policisë duke ”thyer” një kompjuter policie, u zbulua javën e kaluar.
Të dhënat përfshinin emra, adresa emaili, numra telefoni dhe informacione private në raste të caktuara.
Shërbimet sekrete dhe të sigurisë kanë paralajmëruar prej vitesh për një rritje të sulmeve kibernetike të shteteve kombëtare, të nisura nga vende të tilla si Kina, Rusia dhe Irani