Në një vit, ushtria izraelite ka vrarë të paktën 11 000 fëmijë dhe 6 000 gra në Gaza, numri më i lartë në krahasim me çdo konflikt në 20 vitet e fundit duke marrë parasysh të njëjtën periudhë kohore.

Këtë fakt e denoncon Oxfam, një konfederatë e themeluar nga BM e 21 organizatave joqeveritare të pavarura, me fokus në zbutjen e varfërisë globale, e themeluar në vitin 1942 dhe e udhëhequr nga ”Oxfam International”.

Lajmi vjen përballë zgjerimit të konfliktit në Liban dhe në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor.

Mbi 25 000 fëmijë kanë humbur një prind ose kanë mbetur jetimë dhe shumë prej tyre kanë humbur një gjymtyrë.

Për më tepër, mesatarisht çdo tri orë bombardime godasin infrastrukturën civile, përfshirë shkollat, spitalet dhe pikat e shpërndarjes së ndihmës humanitare