Në këtë kampionat të organizuar nga “Enduro Albania” dhe Federata Shqiptare e Motoçiklizmit dhe e mbështetur nga Bashkia e Beratit, morën pjesë garues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës, njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Në garat individuale dominuan shqiptarët e Kosovës, Blerim Aliji, Arbenit Beqiraj dhe Eurolind Morina, që u renditën në 3 vendet e para.

Kampioni kombëtar i 3 garave të Enduros ishte Arbenit Beqiraj.