Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, është një strukturë në gatishmëri 24/7 për të koordinuar ndërhyrjen e autoriteteve në rastet e emergjencave në tokë, det dhe ujërat e brendshme në vendin tonë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se, falë koordinimit mes Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Albcontrol, Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Autoritetit të Aviacionit Civil, Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe shumë institucioneve të tjera, janë kryer rreth 90 operacione kërkim – shpëtimi, duke gjetur apo shpëtuar jetët e rreth 600 qytetarëve, shqiptarë dhe të huaj.
Vetëm në muajt janar-shtator janë kryer 5 operacione të koordinuara në nivel kombëtar nga të cilat janë shpëtuar 24 shtetas, 14 prej të cilëve janë të huaj.