Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se forcimi i stabilitetit monetar dhe financiar të vendit mbetet parakusht i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë ekonomike.

Sejko mori pjesë sot në takimin e organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me krerët e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të krijuara me ligj.

Në fjalën e tij, Guvernatori shprehu angazhimin dhe përkushtimin e Bankës së Shqipërisë për respektimin e të gjitha detyrave ligjore dhe angazhimeve institucionale.

“Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i orientuar në tri shtylla kryesore:
në forcimin e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, si një parakusht i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë, si dhe për përmirësimin e mirëqenies shoqërore”, tha ai.

Sejko siguroi për përmbushjen e të gjitha angazhimeve institucionale, duke synuar që Banka e Shqipërisë të jetë një promotor zhvillimi i industrisë financiare dhe një partner i besueshëm institucional në shtyrjen përpara të axhendës së reformave strukturore, në respektimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë.