Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht zonat Juglindore; Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të shtojnë më tej vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 26°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë; Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Territori i Republikës së MV; gjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale të gjata kthjellimesh dhe temperatura të larta; Ndërkohë; pas-mesditës dhe në vijim do të shfaqen kalime vranësirash si fillim në zonat perëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes do të përfshijnë të gjithë territorin e MV POR nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë natën kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrrebeshe shiu në MV; Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Gadishulli Skandinav si edhe vendet e Europës Lindore do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Alpet Euripiane si edhe zonat përreth tyre do të MBETEN nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin rrebeshe shiu NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.