Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve gjatë transportimit në shkolla.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ndau sot momente nga angazhimi i efektivëve të policisë për të garantuar sigurinë rreth ambienteve të shkollave.

“Këtë muaj, nxënësit u janë rikthyer shkollave dhe Policia Rrugore ka në fokus të punës së përditshme, verifikimin e imtësishëm të drejtuesve të mjeteve të transportit të nxënësve, për të kontrolluar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor”, u shpreh ministri.

Policia Rrugore fton prindërit, mësuesit dhe çdo qytetar të denoncojë çdo indicie për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet  parandalimi i aksidenteve dhe rritja e parametrave të sigurisë në rrugë.