Këshilli i Ministrave shpalli sot peizazh i mbrojtur ujor e tokësor të kategorisë V, liqenin e Pogradecit, me sipërfaqe 27 730.54 ha.

Liqeni i Pogradecit, është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan (289 m). Përfshin një sipërfaqe prej 358.2 km2, ku 109 km² i takon Shqipërisë. Lartësia e liqenit është 695 m mbi nivelin e detit. Vija bregliqenore është 87.5 km e gjatë, nga të cilat i takojnë 31.5 km Shqipërisë dhe 56 km Maqedonisë së Veriut.

Peizazhi i mbrojtur i Pogradecit përbën një ekosistem natyror kompleks ujor dhe tokësor. Përfshin disa nivele vegjetacioni të dalluara mirë, bazuar në kushtet klimatike dhe bio-fizike të zonës. Pyjet e lisit mbizotërojnë kodrat lindore të zonës dhe kodrat e Malit të Thatë, si dhe pjesën e poshtme të kodrave në perëndim, në liqen, deri në 1 400 m.

Më 5 korrik 2019, për shkak të pasurisë së lartë biologjike dhe kulturore të Liqenit të Ohrit, pjesa shqiptare e tij bashkë me zonën përreth, u përfshi në Listën e Trashëgimisë mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Në mbledhjen e sotme qeveria po ashtu shpalli peizazh të mbrojtur ujor e tokësor të kategorisë V lumin Buna, Velipojë, me sipërfaqe 19 471.17 ha si dhe peizazh të mbrojtur zonën Guri i Nikës, Valamarë-Lenie, me një sipërfaqe prej 172.7 ha.