Tuesday, November 26, 2024
HomeMJEDISZona Pishë Poro-Nartë shpallet peizazh i mbrojtur ujor e tokësor

Zona Pishë Poro-Nartë shpallet peizazh i mbrojtur ujor e tokësor

Përbëhet nga dy pjesë: Pishë Poro dhe Narta. Akumulimi, në zonën e Pishë Poros, aktualisht, zhvillohet në të dy anët e grykëderdhjes së kanalit kullues të Povelçës, në rreth 7 km gjatësi.

Laguna e Nartës (41,5 km2), bën pjesë në lagunat e mëdha të bregdetit tonë të Adriatikut. Në skajin jugor të lagunës ngrihen kodrat e ulëta terrigjene të Triportit, të cilat, nëpërmjet brezit litoral, lidhen me skajin jugor të deltës së Vjosës. Ky brez litoral, i mbuluar në pjesën më të madhe me pisha, veçoi lagunën nga deti. Në të janë dy kanale natyrore, nëpërmjet të cilave laguna e Nartës komunikon me detin. Laguna ka thellësi të vogël, mesatare 1.2 m dhe maksimalja rreth 2 m. Kodra e ulët e Zvërnecit formon një ishull në lagunë.

Pjesa veriore e lagunës është kthyer në kripore në fillimet e viteve 1950. Kriporja zë rreth 1 500 ha dhe ndahet nga laguna me argjinaturë. Përbëhet nga shumë pellgje të cekëta dhe ishuj të vegjël, të përshtatshëm për shpendët folezues të ujit. Dallohet për botë të gjallë të pasur dhe të larmishëm, ku dallohen shpendët ndenjëtarë dhe shtegtarë.

Laguna e Nartës së bashku me deltën e Lumit Vjosa, Lagunën e Kallëngas dhe Kepin e Dajlanit, janë formuar nga prurjet aluvionale të Lumit të Vjosës dhe karakterizohet nga cektësia dhe përmbytja herë pas hershme.

Rajoni është i njohur për florën e veçantë dhe larminë e habitateve, me vlera të veçanta shkencore, ekologjike (shumë gjallesa të rralla) dhe ekonomike (bimë mjekësore, aromatike, industriale dhe dekorative). Mendohet se në të rriten të paktën 800 bimë enësore. Takohen rreth 25 lloje bimësh të rrezikuara. Me interes të madh cilësohet sidomos Orchis albanica dhe forma hibride Orchis paparisti, ndërsa 67 lloje cilësohen me interes ekonomik dhe shkencor.

Narta është laguna e dytë në vend për nga rëndësia për shpendët e ujit. Më të zakonshme janë rosat dhe bajzat. Gjatë sezonit të folezimit, Narta kthehet në vendin e shumimit për lloje të shumta shpendësh uji. Afro 88 % e tyre përqendrohet në kriporet. Narta është vendushqimi për pelikanin (Pelicanus crispus), por takohen rregullisht flamingot (Phenicopterus ruber).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments