Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmbyllën një fundjavë domethënëse dhe produktive mbi fushatën e pastrimit të ndërmarrë në të gjithë vendin në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit.
Kështu u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro teksa ndau në rrjetet sociale momente nga aksioni në plazhin e Divjakës.
“Ky ishte aksioni në plazhin e Divjakës, në të cilin stafi i AdZM Fier në bashkëpunim me bashkinë Divjakë, institucionet lokale dhe shkollat, qytetarët, vullnetarët e shumë të rinj realizuan një punë të shkëlqyer në terren”, tha Kumbaro.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, në 21 shtator u organizua aksioni i madh i pastrimit, i cili u shtri në plazhet e Velipojës, Kunes, Hamallajt, Divjakës dhe Nartës.