Bankat tregtare gjatë periudhës janar- korrik 2024 dhanë mbi 1.8 miliardë lekë kredi për sektorin e bujqësisë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, krahasuar me një vit më parë pesha specifike e kredisë të dhënë për bujqësinë u rrit me 708 milionë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë që shënonte vlerën 1.12 milionë lekë.
Bujqësia është si një sektor me potenciale të mëdha për të rritur kreditimin.
Me një kontribut në rritje në ekonominë e vendit, punësimin dhe eksportet, bujqësia ka marrë vëmendjen e politikave të qeverisë duke sjellë interes të shtuar edhe të biznesit për sipërmarrje të reja në shumë fusha që ofron bujqësia.
Ekspertët presin që huadhënia të zgjerojë edhe më shumë sektorin për periudhën në vijim, nxitur edhe nga skemat e mbështetjes si Fondi i Garancisë Sovrane, që ka vënë qeveria në dispozicion të fermerëve dhe subjekteve rurale.
Së fundi, qeveria ka lançuar Skemën Kombëtare të Investimeve në fermë 2024, që adreson financim për fermerët deri në 50% grant të vlerës së investimit në ndërtimin e serrave, infrastrukturën blegtorale; peshkim akuakulturë, rrjeta antibreshër, makineri bujqësore.