Java e fundit e shtatorit ka nisur me diell në të gjithë vendin me temperatura që pritet të shkojnë deri në 31 gradë. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha në “Dita Jonë” se këto temperatura janë tipike të muajit qershor.
“Ajo çfarë pritet është se do të kemi temperatura të larta në pjesën me të madhe të Shqipërisë deri në 31 gradë që janë tipike me temperaturat e qershorit”.
Sipas saj dielli do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të ditës në të gjithë vendin, por vranësira të lehta dhe kalimtare do të ketë në pjesën e dytë të ditës në zonat jugore.
Zonat malore mbeten me diell me temperaturat që do të variojnë nga 8-17 gradë.