Puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Patosit po vijon me ritme të larta.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet në këtë kantier.
Sipas Ballukut, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve po punon kudo në Shqipëri.
Balluku theksoi se një nga kantieret i cili ka avancuar kënaqshëm është kantieri i ujësjellësit të ri të Patosit.
“Një investim i cili do të garantojë furnizim me ujë të pijshëm pa ndërprerje për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth”, shtoi Balluku.