“Një akt i vogël, si mbledhja e mbeturinave, mund të bëjë një ndryshim të madh për komunitetin dhe mjedisin tonë. Është detyrë e të gjithëve që të kujdesemi për pasurinë natyrore që na rrethon, dhe Bysheku është një nga thesaret tona,” u shpreh Guni.

Pjesëmarrësit, përfshirë të rinjtë e Këshillit Rinor, treguan angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre qytetare, duke kontribuar në këtë nismë të rëndësishme. Përmes këtij aksioni, ata dërguan një mesazh të qartë për të gjithë qytetarët: mbrojtja e mjedisit është një përgjegjësi që na takon të gjithëve.

Kjo nismë është vetëm fillimi i një sërë aktivitetesh që do ndërmerren nga Bashkia e Elbasanit dhe partnerët e saj, me qëllim promovimin e kulturës së pastërtisë dhe ruajtjen e zonave turistike.