Thursday, November 28, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti – E Hënë, 23 Shtator 2024

Rajoni,Europa Moti – E Hënë, 23 Shtator 2024

Edhe gjatë ditës së Hënë; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar dke rrezikuar shira lokalë. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 24°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimore.

Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV ku do të krijohet mundësia për reshje të pakta shiu. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht; me diell do të paraqiten;  gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez NDERSA përjashtim bëjnë;  Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre KU priten reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas – here më stuhi të forta Ere dhe shkarkesa elektrike. Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin Skandinav si edhe Europën Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments