Infrastruktura, ajri i pastër, bukuritë e liqenit e kanë bërë pikën turistike të Shirokës një vend të përshtatshëm për turizëm. Dikur, që para çlirimit ajo ishte pika turistike dhe plazhi më i populluar për shkodranët. Pas viteve ’90 ajo pothuajse u braktis, por ka disa vite që ka marrë përsëri gjallërinë dikurshme. Shumë shkodranë nostalgjik shkojnë vazhdimisht atje.

Vendi është ideal për shëtitjet me varkë nëpër liqen, xhiro me kanoe, aktivitete të ndryshme dhe shëtitje me biçikletë.

Një fundjavë në Shirokë kalohet shumë këndshëm, se, përveç klimës dhe ajrit të pastër që filtrohet nga freskia e liqenit dhe pishat e Taraboshit, ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të një dreke në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone.