Ndryshe nga sa u fol në portale e media sociale, sezoni turistik veror në Vlorë ishte shumë i suksesshëm.
“Sezoni i verës jo vetëm për kompaninë tonë por për të gjithë qytetin e Vlorës. Pwr 3 muajt kemi qenë me mbi 95% të mbushur”, u shpreh Emanuel Hazizaj, menaxher hoteli, Vlorë.
Edhe pse vjeshta ka trokitur me të gjitha karakteristikat e saj, rezervimet nuk ndalen.
“Kemi një fillim shtatori shumë të suksesshëm deri tani 98% të hoteleve i kemi të ezauruara”, u shpreh Hazizaj.
Vlora mbetet e preferuara e italianëve, pasuar nga skandinavët që preferojnë vjeshtën për të pushuar. Kohëzgjatja e pushimeve varion 3-7 apo 10 ditë. Zhvillim në Vlorë po merr dhe turizmi dentar.