Shkolla “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe ka hapur dyert këtë vit shkollor me ambiente tërësisht të rikonstruktuara

“Shkolla e rilindur “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe, sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive”, u shpreh kryeministri.

Falë këtij investimi të Ministrinë e Arsimit dhe Sportit janë përmirësuar kushtet e mësimdhënies të kësaj shkolle që iu shërben rreth 200 nxënësve, duke e kthyer përfundimisht në një hapësirë të standardit bashkëkohor.