Për herë të parë Laguna e Karavastasë nis të eksplorohet si një destinacion turistik për lundrimin me kayak.

8.5 milionë turistë sipas shifrave zyrtare kanë vizituar Shqipërinë nga veriu në jug gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, duke tejkaluar të njëjtën periudhë të një viti më parë kur nga janari në gusht vendi ynë u zgjodh si destinacion turistik nga 7.2 milionë shtetas të huaj.

Kombësitë janë të ndryshme por vendin e parë e mbajnë shqiptarët e Kosovës me 3.3 milionë vizitorë, afro 15 përqind më shumë se gjatë 2023. Të dytët janë fqinjët italianë që pavarësisht bukurive të pafundme që ka Italia, 890 mijë prej tyre kanë pushuar në Shqipëri gjatë 8 muajve të parë. Pas tyre vijnë shtetasit nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke u pasuar nga grekë, gjermanë, amerikanë, polakë, francezë e anglezë, por dhe për të përfunduar te Kina e largët me 15 mijë vizitorë të cilët janë afro 101 përqind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.