Më shumë se 39 milionë njerëz mund të vdesin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve nga tani deri në vitin 2050, sipas një analize të re globale.
Studiuesit thonë se “tani është koha për të vepruar për të mbrojtur njerëzit në mbarë botën nga kërcënimi i paraqitur nga rezistenca ndaj barnave të përdorura për trajtimin e infeksioneve”.
Të dhënat tregojnë se më shumë se 1 milion njerëz vdesin çdo vit nga infeksionet rezistente ndaj ilaçeve në nivel global.
Analiza e re globale nga projekti Global Research on Antimicrobial Resistance (GRAM) ka gjetur se vdekjet nga rezistenca antimikrobiale (AMR) tek fëmijët nën moshën pesë vjeç kanë rënë me 50% gjatë periudhës kohore 1990-2021.
Megjithatë, ato u rritën me më shumë se 80% tek njerëzit e moshës 70 vjeç e lart.
Gjetjet theksojnë nevojën për masa që kombinojnë parandalimin e infeksionit, vaksinimin, minimizimin e përdorimit të papërshtatshëm të antibiotikëve dhe kërkimin për antibiotikë të rinj për të zbutur numrin e vdekjeve nga AMR të parashikuara për vitin 2050.
Studimi vlerëson gjithashtu se 1.91 milion njerëz potencialisht mund të vdesin si rezultat i drejtpërdrejtë i AMR në 2050, një rritje prej gati 70% në vit krahasuar me 2022