Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Enjte,19 Shtator 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Enjte,19 Shtator 2024

Pjesa e parë të ditës; do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa; orët e pasdites sjellin intervale të shkurtra kthjellimësh në zonat perëndimore uke lënë më vranësira dhe shira pjesën tjetër të Kosovës. Mbrëmja dhe nata përmirësiojnë dukshëm kushtet atmosferike në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në Gjakovë.  Ndërkohë; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht verilindor.

Edhe gjatë ditës së enjte; Republika  e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu. Përsa i përket; pjesës së dytë të ditës; moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e MV ku herë pas here do të krijohet edhe mundësia për reshje POR në sasi të pakta. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor.

Si pasojë e zhvillimit të një Cikloni të fuqishëm përkatësisht në Jugperëndim të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; gadishullin Iberik si edhe Alpet e Europës KU shirat do të jenë intensivë duke sjellë përmbytje në Portugali dhe Spanjë. Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe erë të fortë do të MBETET gadishulli i Ballkanit NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments