Kristjan Asllani rinovon kontratën me Interin deri në 2028-ën

0
3

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të vazhdojë të jetë një futbollist i Interit, deri në vitin 2028.

Lajmin e bëri të ditur sot klubi zikaltër, që njofton se mesfushori i Kombëtares do të mbajë veshur fanellën e 20 herë kampionëve të Italisë dhe për 4 vite të tjera.

Asllani vlerësohet si një nga të rinjtë më premtues në Serinë A dhe ka zgjedhur që të qëndrojë në skuadrën kampione të Italisë.

Trajneri Simone Inzaghi i ka dhënë shpeshherë minuta Asllanit si zëvendësues i turkut Chalhanoglu, teksa në takimin e fundit përballë Monzës, 22-vjeçari ishte titullar.