“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, kështu ka thënë ministrja e shtetit Gjerman për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet sa më shpejt në një zgjidhje që lejon të ecet përpara.

Në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Luhrmann ka thënë se për të punuar së bashku për të ardhmen e gjelbër dhe të begatë të Kosovës brenda Bashkimit Evropian, është e nevojshme që Kosova të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se përgjatë viteve të fundit së bashku me partneret kanë bërë mjaftë përparime në rrugëtimin e tranzicionit energjetik e drejt një ekonomie, e shoqërie më të qëndrueshme.

Në anën tjetër, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se sfide kryesore për vendin mbetet adaptimi në ndryshimet klimatike, për çfarë ka thënë se qeveria bashkë me ministrinë janë duke punuar në këtë drejtim.